Rudina Dembacaj sot feston 34 vjetorin e lindjes. Për moderatoren surprizat dhe urimet e shumta kanë filluar që në orët e para të mëngjesit.
Në këtë përvjetor Rudi ka vendosur të arratiset së bashku me Markun në Capri.
Aktorja një pjesë të momenteve më të rëndësishme nga kjo ditë e veçantë për të ka vendosur ti ndajë me ndjekësit.
Marku nuk nguron së surprizuari partnerën e tij çdo ditë por sot mund të themi se gjithçka ishte e kuruar deri në detajet më të vogla.
Nuk mungoi dhe një surprizë nga ana e stafit të cilët vendosën të festojnë nga larg me Rudinën.
Moderatorja është shprehur gjithmonë se ndihet njeriu më me fat që është e rrethuar nga njerëz të tillë dhe kjo ditë sapo i shtoi akoma më shumë peshë fjalëve të saj.
Linku: https://www.instagram.com/stories/rudinadembacaj/2609950412771348761/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/