ShowBiz

Marku në pushime me gruan dhe dashnoren, Rudina Dembacaj ia tregon gjithë botës të vërtetën

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku prej ditësh po pushojnë në Capri. Aktorja atje kaloi ditëlindjen ku nuk munguan momentet surprizuese.

Nëse batuta do të kishte një emër padiskutim që do të meritonte emrin e saj. Nëpërmjet disa videove Dembacaj ka vendosur të falenderojë publikisht këdo që e uroi dhe ia bëri ditën akoma më të bukur.

Ajo thotë se marku është me pushime me gruan dashnoren dhe shokun e ngushtë dhe për një moment të gjithëve na shkoi mendja për keq por jo. Ajo është 3 në një për Markun.

‘Ju falenderoj pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falenderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren. Në këtë rast gruaja jam unë që i them mos pi, shoku jam unë që i tregoj çdo pjeshkë të bukur që kalon në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t’, është shprehur Dembacaj në videot e saj.

Linku: https://www.instagram.com/stories/rudinadembacaj/2610464316085695481/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/