ShowBiz

‘Dashuria në ajër’, Loredana dhe Mozzik nuk i ndalin deklaratat në rrjete sociale

Loredana dhe Mozzik janë kthyer një nga dyshet më të komentuara për ndjekësit.

Ata janë ndarë dhe rilidhur disa herë sa dhe vetë audienca janë konfuzuar aq shumë me raportin e tyre.

Së fundmi Loredana i ka dhënë fund të gjitha mendjeve të liga me dedikimin e fundit për Mozzik.

Ajo ka ndarë një pozë joshëse me bikini ku krahas saj shkruan: ‘Gruaja e Mozzik’.

Ky dedikim ia ka bërë zemrën mal dhe Mozzikut dhe  nuk e ka lënë pa një koment këtë moment të veçantë. E imja – shkruan reperi.

Kujtojmë se pak kohë më parë Loredana ngriti dyshimet se familja e tyre do të zgjerohej përsëri por koha tregoi se gjithçka mbeti në kontekstin e thashethemeve.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQ_IBttrHmA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/loredana/