ShowBiz

Rëndojnë akuzat mbi Michael Jackson, zbulohet dhoma e panikut ndaj të miturve

Michael Jackson është akuzuar shpesh para dhe pas vdekjes për abuzim seksual me fëmijë të vegjël dhe disa rrëfime që kanë dalë në dritë kanë tronditur jo pak opinionin publik.

James Safechuck, i cili shfaqet në dokumentarin Leaving Neverland, pretendon se pothuajse çdo pjesë e fermës së këngëtarit kishte strehë të cilat ishin përdorur për pritje speciale.

Më herët është përfolur se artisti i ndjerë ka pasur dhe një dhomë sekrete për fëmijë, por të vërtetën e dinë vetëm personat që kanë qëndruar pranë tij.

Ai pretendoi se pothuajse çdo pjesë e pronës kishte vende strehimi me shtretër të cilët këngëtari i Thriller i quante dhoma paniku.

Ai ishte një multi-miliarder dhe ishte shumë normale të kishte një dhomë paniku… mund të shtyje derën dhe ai kishte gjëra atje për ta kënaqur për disa ditë derisa problemi të zgjidhej.

Shumë herë njerëzit donin të futeshin brenda dhe alarmet fikeshin dhe stafi i thoshte të futej në dhomën e panikut. Ish truproja e tij mohon kategorikisht thashethemet që po pushtojnë mediat. Ai shprehet se janë dhoma paniku dhe jo përdhunimi.

Gjithashtu ai ka treguar se fansat e Michael mund të dëgjojnë së shpejti ndonjë këngë të re, të papublikuar më parë.

“Mendoj se ka më shumë albume që do të publikohen. Mendoj se do të ketë një biopik (film për një personazh të fanshmëm) pak a shumë si ai i Freddie Mercury”, është shprehur ish-truproja.

Linku: https://www.thesun.co.uk/news/8350197/michael-jackson-neverland-mansion-secret-rooms-abusing-kids/

Buimi i fotos: https://www.thesun.co.uk/