ShowBiz

I publikojnë foton duke fjetur në kuvend, Adriana Matoshi iu kthehet keq mediave

Adriana Matoshi është një nga aktoret më të njohura në vendin tonë. Ajo përveç artit ka marrë dhe angazhime në politikë.

Së fundmi ka qarkulluar një foto e saj në kuvend ku Adriana shfaqet e përgjumur.

Lajmet mbi këtë situatë e kanë acaruar aktoren dhe ka vendosur ta mbyllë këtë temë me këtë status.

‘Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet. Të lutemi për ta. Me lakmitarët’, shkruan ajo.

Linku: https://www.instagram.com/stories/adrianamatoshi/2613213257816960601/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adrianamatoshi/