ShowBiz

Bashkëshorti i ëndrrave, Lorik Cana i futet me themel pastrimit të shtëpisë

Lorik Cana dhe Monica janë një ndër çiftet më të pëlqyer si në jetën reale dhe atë virtuale.

Së fundmi partnerja e tij me një postim në rrjete sociale ka bërë të  xhelozojnë shumë femra.

Monica ka ndarë në Instagram një video, në të cilën Loriku shfaqet duke fshirë shtëpinë me një fshesë me korent. Sportisti  shfaqet duke fshirë shtëpinë në çdo cep me një seriozitet të madh.

‘Kërkoj punë, i bëj të gjitha punët, si pastrues dhe shofer”, shkruan me shaka Monica përkrah videos.

Kujtojmë se Loriku dhe Monica prej 10 vitesh janë përkrah njëri-tjetrit, ku kanë dhe 2 fëmijë, Bojken dhe Enkelejda.

Linku: https://www.instagram.com/stories/moniquercana/2614161638531665417/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lorikcana/