ShowBiz

E vënë në pozitë nga pyetja, Françeska Jaçe zbulon kush fshihet pas jetës luksoze

Françeska Jaçe shpesh kthehet një nga emrat më të lakuar në mediat rozë kjo për shkak të paraqitjes së saj dhe jetës luksoze.

Së fundmi Françeska ka qenë e ftuar në Top Arena ku është përballur me pyetje që e kanë vënë në pozitë.

‘Përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?”, e ka pyetur Antonela.

Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në instagram, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën. Pastaj pak familja, pak nga udhëtimi, pak nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”, është përgjigjur Françeska.
Ndërkohë e pyetur se cili ka qenë udhëtimi i saj më i shtrenjtë, modelja është përgjigjur: ‘Ky i fundit në Miami. Miami është vend i shtrenjtë. Kisha dy vite pa udhëtuar, i meritoja’- tha Françeska.

Llinku: https://www.youtube.com/watch?v=RMsoHD0fPE8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/franceskajace/