ShowBiz

Albani dhe Çiljeta drejt hapit të madh, zbulohen detajet mbi ceremoninë

Çiljeta dhe Albani prej vitesh janë në një romancë dashurie. Dyshja janë munduar që lidhjen e tyre ta mbajnë sa më larg vëmendjes së publikut megjithatë jo gjithmonë ia kanë dalur.

Burime pranë gazetës Panorama bëjnë me dije se pas lidhjes së tyre 5 vjeçare çifti këtë vit do të kurorëzojnë dashurinë me një festë të thjeshtë.

Miq pranë tyre janë shprehur se nuk do të ketë një dasmë tipike por diçka të thjeshtë dhe ndryshe.

Fernandon të birin e Çiljetës shpesh e shikojmë nën shoqërinë e Albanit dhe duket se në kaq vite dyshja kanë një raport shumë të ngshtë së bashku.

Në një dalje të saj Çiljeta është shprehur se Albani ka ndihmuar shumë në edukimin dhe formimin e të birit.

Mbetet të presim për të zbuluar Akoma më shumë detaje rreth hapit të madh që dyshja paskan vendosur të hedhin.

Linku: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/a.hoxha.12.official/