ShowBiz

‘Vajzat shqiptare i duan gjërat për famë dhe lek’, Eva Murati bën deklaratën e fortë

Eva Murati së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Top Arena’, pas komenteve dhe opinioneve të saj mbi futbollin nuk iu ka shpëtuar disa pyetjeve mbi jetën e saj.

E pyetur se për çfarë shumë do ta braktiste vendin Eva shprehet: Shqipëria është treguar shumë bujare me mua, unë kam qenë në ekran që 15 vjeçe dhe falë mbështetjes dhe punës jamë këtu ku jam.

Ndër të tjera ajo ka treguar se momentalisht nuk ka ndonjë mashkull në jetën e saj.

Çfarë kanë të tepruar vajzat shqiptare? – e ka pyetur Antonela.

Vajzat në vendin tonë i duan gjërat gati, bëhen të afërt me dikë vetëm për një vend pune. Një pjesë e madhe presin më shumë nga familja. Sipas gazetares pjesa më e madhe e vajzave e duan televizionin thjeshtë për famë dhe për të gjetur një të dashur me lek.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=nviydVVtkVc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COtT2p4LYJz/