Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni private në brigjet e Vlorës.
Ceremonia e tyre nuk ishte aspak tradicionale, gëzimit të çiftit iu bashkuan familjarët dhe të afërmit më të ngushtë të rrethit të tyre.
Nga fotot e para shikojmë se gjithçka është organizuar në anije dhe ka qenë e kuruar me detaje duke e bërë më madhështore atmosferën.
Rezarta ka ndarë disa poza paraprake nga ky moment. Nuk kanë munguar dhe një postim i Ermalit me të ëmën ku krahas postit shkruan: Një princ rritet nga një mbretëreshë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/rezartashkurta/2616362206128560337/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rezartashkurta/