ShowBiz

‘Kam një ide në mendje’, Elhaida Dani zbulon ëndrrën e fustanit të bardhë

Elhaida Dani së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ku ka ndarë të rejat më të fundit nga jeta e saj.

Këngëtarja përveç pasionit të muzikës tregoi se gjatë karantinës ka zbuluar se i pëlqen gatimi.

Për sa i përket jetës personale këngëtarja zbuloi se në një të ardheme e shikon veten të veshur me fustan të bardhë.

Ke një plan për të veshur një fustan të bardhë? – e ka pyetur Rudina Magjistari

Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël, por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do. Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të organizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra- shprehet Elhaida.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=KvGpgFJbdKI&t=324s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elhaidadani93/