ShowBiz

Një fëmijë mund të vijë së shpejti, Olsi dhe Egli bëjnë publike planet

Egli dhe Olsi prej vitesh janë në një romancë dashurie së bashku. Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndajnë momente nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi Olsi së bashku me miqtë e tij kanë shkuar me pushime. Miqt e Olsit janë bërë prindër dhe në një video në rrjete sociale ata kujdesen për të vegjlit e tyre.

Kjo situatë duket se e ka bërë Olsin të mendojë pak më seriozisht faktin për të pasur një fëmijë. Dhe ka vendosur që kërkesën ta diskutojë publikisht me partneren e tij.

Kjo e fundit e ka pranuar me kënaqësi kërkesën dhe tani mbetet vetëm që të na japin lajmin e shumëpritur.

Linku: https://www.instagram.com/stories/eglitakoooo/2616323306207212998/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/olsibylyku1/