Sinan Hoxha prej kohësh i ka munguar tregut muzikor për shkak të pauzës që vendosi ti jepte vetes.
Ai ka një jetë që merret me muzikë dhe gjatë këtij rrugëtimi këngëtari numëron pafund momente suksesi.
Të gjithë adhuruesit e muzikës së tij tashmë nuk kanë pse të presin më shumë.
Projekti titullohet ‘Se le baba’ dhe lançohet sot në orën 18:00. Kënga është një ritëm veror e cila me siguri do të jetë një nga të preferuarit e listës tuaj verore.
Pak ditë më parë nëpërmjet disa postimeve këngëtari na zbuloi pak nga prokekti dhe theksoi se nuk do të ndalet me kaq.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=JoIu3n4tMAk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sinanhoxha_/