ShowBiz

Kjo fotografi zbulon gjithçka rreth raportit të Rezartës me vjehrrën

Marrëdhënia nuse-vjehrrë gjithmonë është diskutuar jo si më e mira e mundshme, madje shpesh herë nga një pjesë e madhe konsiderohet problematike.

Por duket se ky nuk është aspak rasti i Rezarta Shkurtës e cila ka marrëdhënie tepër të mira me vjehrrën e saj.

Ajo me dedikimet dhe postimet e saj për mamin e Ermalit ka treguar se raporti i tyre është mjaft i mirë dhe me sa kuptojmë nga viti në vit bëhet akoma më i këndshëm.

Në ditën e kurorëzimit të dashurisë me Ermalin, Rezarta i ka dedikur një hapsirë të veçantë vjehrrës së saj Teuta Hoxha.

Krahas një fotoje të Ermalit me të ëmën, Rezarta shkruan: ‘Një princ rritet nga një mbretëreshë duke e shoqëruar me një zemër.

Të gjitha këto momente i bëjnë një nga dyshet më të ëmbla që hedhin poshtë çdo steriotip mbi marrëdhënien nuse-vjehrrë.

Linku & Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rezartashkurta/