Rezarta është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh na mban të informuar me të rejat më të fundit nga jeta e saj.
Së fundmi ajo ka ndarë një nga kopertinat më të ëmbla të familjes. E bija Hera ka pozuar me prindërit e mamit dhe babit. Hera është mjaft e lidhur me gjyshet dhe gjyshërit dhe një gjë të tillë na e zbuloi vetë Rezarta nëpërmjet mbishkrimit.
‘Dëshira e Herës kur ishte 4 vjeçe ishte të kishte një shtëpi me rrota që të shkonte dhe tek nëna e Durrësit dhe tek nëna e Tiranës – ka shkruar Rezarta krahas një fotoje të Herës me gjyshet dhe gjyshërit.’
Pak ditë më parë Ermali dhe Rezarta kulminuan romancën me një atmosferë të këndshme. Ceremonia e tyre ishte një nga më të komentuara në mediat rozë dhe padiskutim dasma më e bukur e vitit .
Linku: https://www.instagram.com/stories/rezartashkurta/2620654351935145642/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rezartashkurta/