ShowBiz

Një bebe po vjen, pozat e fundit të Genta Ismajlit zbulojnë më shumë

Genta Ismajli prej kohësh po përjeton një super romancë dashurie me biznesmenin turk, Hussein Usta.

Dyshja janë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë momente të veçanta mbi ecurinë e raportit të tyre dhe jo vetëm.

Genta në një nga daljet e saj të fundit u shpreh se ndihet më e plotësuar se kurrë më parë dhe shumë shpejt lidhja e tyre mund të shkojë në një nivel tjetër.

Së fundmi disa poza të Gentës kanë ngritur dyshimet se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Këngëtarja shfaqet e veshur sportive në ngjyrë të zezë dhe përsëri mbeten hije dyshimi se një bebe mund të jetë rrugës.

Megjithatë na mbetet të presim një konfirmim zyrtar nga ana e tyre se si qëndron e vërteta e këtyre aludimeve.

Linku: https://www.instagram.com/stories/genta.ismajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ustagenta/