Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Vera Isaku është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare. Mësohet se gazetarja prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Vera lindi në Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinisë. Ajo kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.
Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.? Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.
Në përmbushje të dëshirës së saj ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.
Linku: https://www.facebook.com/search/top/?q=Vera%20Isaku
Burimi i fotos: https://unsplash.com/