ShowBiz

Çfarë fshihet pas ngjarjes, rezidenca e Beyonce dhe Jay-Z u përfshi nga zjarri

Një rezidencë në New Orleans, që me sa kuptojmë i përket çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z është përfshirë nga flakët. Mediat e huaja shkruajnë që dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Një zjarr që dëmtoi rezidencën e Beyonce Knowles dhe Jay-Z në New Orleans nuk ka të ngjarë të ishte një aksident. Zjarri që përfshiu shtëpinë historike tani po hetohet si zjarrvënie e qëlimshme, zyrtarët kanë konfirmuar.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Orleans tha se ata kishin marrë një raport të një personi të dyshimtë pranë rezidencës në kohën kur zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 pasdite.

‘Brenda shtëpisë, unë kurrë nuk kam parë ndonjë aktivitet të dyshimtë në dy vitet që kam qenë këtu. Asnjë aktivitet fare, tha një tjetër fqinj. Një dëshmitar gjithashtu i tha WGNO News se një burrë u pa duke vrapuar nga prona.

Linku: https://www.aceshowbiz.com/news/view/00174251.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beyonce/