Të gjithë mbetëm të befasuar nga ardhja e papritur e Dua Lipës në Tiranë.
Postimet e saj të fundit sapo na zbuluan se jo gjithçka ka qenë kaq e papritur.
Nëpërmjet postimeve të saj Dua ka treguar se ka ardhur në vendin tonë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e kopshtit në zonën e ish-Bllokut me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave ‘Lutu për Shqipërinë’, një iniciativë nga vetë artistja 25-vjeçare në bashkëpunim me miqtë e saj.
Pas pritjes në zyrën e kreut të Bashkisë, Dua Lipa së bashku me Erion Veliaj vizituan ambientet e këtij kopshti, për të parë nga afër punën për mobilizimin e tij.
‘Pas tërmetit në vitin 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi bondnyc, unë dyfishova fondet dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam këtu me familjen dhe miqtë e mi’, shkruan Dua.
Linku: https://www.instagram.com/p/CRrC7OLM7in/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/