ShowBiz

Mund të jem babai i tyre, Robert Berisha surprizon vajzat me kërkesën e tij

Robert Berisha është një ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘Edicionin veror të abc-së. Në intervistë e sipër Roberti zbolon më shumë rreth jetës së tij.

Ai ndau një moment nga prapaskenat me fansat ku u shpreh:

Vajzat e reja, të marrin, të kapin për qafe dhe pse kanë të dashurin me vete, madje të bëjnë dhe foto. Në gjeneratën tonë nuk ka ndodhur kështu. Duke marrë parasysh se janë shumë goca të reja. Mund me qenë edhe babai i tyre. Jam single, jam magnet i thashethemeve.

‘Nuk kam kohë jam duke u marrë me punë dhe gocën tërë ditën, pastaj xhirimet e emisionit, tani filluan edhe koncertet dhe nuk dua me marrë qafë askënd se jam i parehatshëm.

Goca keni kujdes, mos u afroni shumë afër, ndonjë foto, më shumë jo ndoshta do të qetësohem kur të rritem, sepse tani në lule të rinisë. Më vonë ndoshta. Për momentin po e shijoj’ tha ai.

Ndër të tjera këngëtari zbuloi se në shtator do të vijë me një projekt që është dedikim për të ëmën e ndjerë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=2pECyuf3b7s&t=559s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/