ShowBiz

Zyrtarizohet një tjetër dashuri, ja kush është çifti më i ri i showbizit

Këngëtarja Adele dhe partneri i saj Rich Paul, kanë konfirmuar romancën e tyre. Së fundmi, ata të dy janë parë dhe fotografuar bashkë gjatë një takimi romantik së bashku me një çift tjetër në New York. Në fotot e siguruara nga britanikja “The Sun” Rich shihet duke i hedhur dorën rreth shpatullave Adele.

Adele ishte disa ditë më parë në finalen e NBA për të parë të dashurin e saj.Të dy ata u panë  përkrah njëri-tjetrit . Një burim i tha The Sun asaj kohe se ata shoqërohen edhe me persona të tjerë por qartazi ata sillen tashmë si një çift.

Në daljet e saj të para publike, Adele ka deklaruar se për të pamja e jashtme nuk ka shumë rëndësi, por gjërat për të  kanë  ndryshuar së tepërmi pasi këngëtarja është dobësuar aq shumë saqë vështirë se mund të  njihet.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-9821857/Adele-CONFIRMS-new-romance-Rich-Paul-spotted-packing-PDA-flirty-date.html

Burimi i fotos: https://www.goodto.com/entertainment/