Sport

Kosova shkëlqeu në sportin e xhudos, Nora Gjakova rrëmben medaljen e artë

Nora Gjakova ka arritur t’i sigurojë medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike. Vajza shqiptare,  ka mundur në finale rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique me ippon dhe ka fituar medaljen e artë për peshën deri në 57 kilogramë.

Ajo në finale mposhti xhudisten franceze, Sarah Leoine Cysique.

Xhudistja kosovare në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Në përballje me japonezen në gjysëmfinale, Gjakova fioti përmes Golden Score duke kaluar në finale, aty ku edhe e fitoi medaljen e artë.

Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi.

Linku: https://www.instagram.com/noragjakovaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noragjakovaaa/