ShowBiz

Zona e Llogaras përfshihet nga zjarri, Alban Skënderaj bën apel nëpërmjet pamjeve

Alban Skënderaj është një nga zërat më të dashur për muzikën shqiptare dhe jo vetëm.

Këngëtari është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe këtë herë postimi i tij ka shërbyer për një situatë delikate.

Albani me sa kuptojmë në orët e mbrëmjes ka udhëtuar nga Llograja ku ka evidentuar se një nga zonat e afërta është përfshirë nga zjarri.

‘Një zonë e Llogarasë po digjet dhe gjendja duket serioze. Ju lutem ndërhyni sa më shpejt’ shkruan Alban Skënderaj krahas fotos ku paraqitet situata alarmante e shkaktuar nga zjarri.

Linku: https://www.instagram.com/stories/albanskenderaj/2625871028019843410/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanskenderaj/