Kryeministri Edi Rama me ardhjen e Dua Lipës në Tiranë kanë drekuar së bashku me familjen e saj në Vlorë.
I ati i këngëtares ka ndarë disa foto nga ky moment dhe krahas tyre shkruan:
‘Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me sharm të pastër’, ka shkruar Lipa krahas fotove të shkrepura nga vetë këngëtarja. Kujtojmë që prej disa ditësh. Dua ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid.
Kujtojmë se arsyeja e ardhjes së Duas ishte për të parë nga afër punimet për realizimin e një kopshti për 300 fëmijë. Ky kopsht po ndërtohet me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, të krijuara nga vetë Dua dhe miqtë e saj. Për më tepër, vetë këngëtarja i ka dyfishuar këto fonde për të ardhur sa më shumë në ndihmë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CR0pCtarOS0/