ShowBiz

Një miqësi si e tyre! Zbulohet dhurata që Miriami i bëri Arilena Arës për ditëlindje

Miriam Cani dhe Arilena Ara janë shembulli i mikeve që çdo kush do të dëshironte të ishte në vendin e tyre.

Pavarësisht angazhimeve distancave ata gjithmonë gjejnë kohë për të qenë pranë njëra tjetrës duke e bërë miqësinë e tyre akoma më magjike.

Arilena pak ditë më parë festoi ditëlindjen dhe së fundmi këngëtarja ka zbuluar dhuratat që mori nga mikesha e zemrës Miriami.

Ajo i bëri një buqetë të madhe me trëndafila dhe krahas i ka shkruar një dedikim të veçantë.

‘Uroj që çdo gjë që të bësh të jetë e mbushur me dashuri dhe bekime. Nuk jemi kurrë të ndara. Ndoshta në distancë po asnjëherë në zemër. Të dërgoj të gjithë dashurinë time”, shkruhej në copën e letrës të vendosur në lule.

Linku: https://www.instagram.com/p/CRvz-mOFS9u/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arilenaaraa/