ShowBiz

Kush fshihet pas pozave të saj seksi? Këngëtarja Ledina Çelo zbulon personin e veçantë

Ledina Çelo mbetet një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Prej kohësh këngëtarja ka hequr dorë nga muzika për t’iu dedikuar plotësisht familjes.

Në rrjete sociale jemi mësuar ta shikojmë më në formë se kurrë Ledinën ku nuk të lë përshtypjen e një mami me dy fëmijë të rritur tashmë.

Po kush fshihet pas pozave seksi të këngëtares e zbulon vetë ajo dhe nëse menduat se është partneri i saj e keni gabim.

‘Burri njëherë ka hequr dorë. Tani mu rrit edhe goca. Dje madje i thashë ‘mami do më bësh një foto se do të jap një çokollatë. Sa i dhashë një çokollatë, uuuhh tha, të bëj dhjetë’. Vajza është e shumëllojshme, nuk po e kuptoj me thënë të drejtën gocën. Por, e shoh që ka më shumë nuancën këtej nga arti. Çuni është komplet nga babi”, rrëfeu ajo.

Për sa i përket muzikës këngëtarja shprehet se ka ardhur momenti për tu rikthyer në skenë.

https://www.instagram.com/p/CRvi22gJCxS/

https://www.instagram.com/p/CRHd5SwpRoS/

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=81xLmpDE_uY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledinacelo/?hl=en