Projekti i fundit muzikor i Capital T u prit me kritika të ashpra nga ndjekësit. Shkak i kësaj pakënaqësie ishte se gjatë klipit ishte fshirë kryqi në Kishë.
Pas polemikave të shumta këngëtari ka vendosur ta rregullojë dhe një herë nga fillimi projektin.
Ai ka reaguar me një deklaratë përfundimtare mbi këtë muhabet ku shprehet:
Klipi “Buzëqeshje” është kthyer në versionin origjinal të tij pa gabime me kryqin në vendin e vet. Edhe njëherë kërkoj falje për gjithë situatën e krijuar. Shumë respekt e dashuri për gjithë shqiptarët e mi anembanë botës pa dallime fetare apo të asnjë lloji, shijojeni këngën. Ju do Kapo. Hajde t’i shohim gjithë portalet ku jeni.
Linku: https://www.instagram.com/stories/truekapo/2629178207415447270/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/truekapo/