Në makinë.
Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte.
Në plazh.
Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku. Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike. Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkëdhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen.
Në zyrë.
Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë! Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum.
Në aeroplan.
Udhëtimi për pushime mund të zgjasë rreth 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit. Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale.
Në pishinën e hotelit.
Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës, relaks dhe kënaqësi e paparë fizike.
Në ashensor.
Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar!
Ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale.
Në banjat e lokaleve.
Ndiz pasionin tënd dhe të partnerit teksa në rrëmujën e lokalit të natës, pa e kuptuar askush, ju niseni drejt cepit të ambientit.
Banjat e lokaleve kanë në pjesën më të madhe hapësira të mjaftueshme dhe frika e rrit kënaqësinë. Bëni kujdes të mbyllni dyert nëse nuk doni të kapeni në mes të aksionit!
Në kinema.
Të zhytur në errësirë është e vështirë të mos tundohesh. Megjithatë ju këshillojmë të shkoni në oraret e paradites, kështu do të shmangni turmën e njerëzve.
Ka shumë mundësi që ti dhe partneri nuk do të mbani mend asgjë nga filmi, por nuk do të harroni kurrë momentin magjik.
Linku: https://www.mirror.co.uk/lifestyle/sex-relationships/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/s/photos/sexy