ShowBiz

Jemi vetëm miq! Çifti i njohur i showbizit i japin fund lidhjes shumëvjeçare

Shantel Jackson dhe reperi Nelly i kanë dhënë fund lidhjes shumëvjeçare.

Ishte e dashura e reperit të famshëm, ajo që konfirmoi ndarjen teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi.

‘A je akoma në lidhje me Nelly? Ju adhuroj si çift’, kishte shkruar një ndjekës.

‘Jo nuk jemi bashkë… vetëm miq’, u përgjigj ajo.

Reperi, me të cilin Shantel ishte në lidhje që gjashtë vjet, nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale që nga janari i këtij viti.

Linku: https://people.com/

Burimi i fotos: https://people.com/