ShowBiz

Diçka po zien mes tyre, Atdheu sapo na konfirmoi një deklaratë për Bora Zemanin

Atdhe Xharavina së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Te shoqja” ku  zbuloi më shumë të reja nga jeta private.

Ai tregoi se është në tentativ për tu lidhur dhe për sa i përket marrëdhënies me konkurrentet jo me të gjithë shkon mirë megjithatë uron që ti shikojë sa më lart.

Gjatë intervistës, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse. Ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin.

‘Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve,’ u shpreh Atdheu teksa kërkon ujë sepse situata u bë e nxehtë.

Kujtojmë se Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre dhe sipas zërave të fundi Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë mes dyshes Donald-Bora. Mbetet për tu parë se çfarë po ndodh mes tyre.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=TbPNBXHmeZg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COIzcTarKvpTirgD9r1mkPz_K1fpfejwPN2wcs0/

https://www.instagram.com/borazemani/