Ekspertja e studimeve mbi seksin Julie Spira shpjegon se sa shpesh bëjnës seks çiftet e lumtura në bazë të një kampioni që është marrë në studim.
Të bëni seks rregullisht ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur. Marrëdhënia intime është një eksperiencë që lidh më shumë çiftet me njëri-tjetrin, lidhja pa seks mund të jetë jo e plotë.
A ka një numër të caktuar se sa shpesh duhet të bëjmë seks mesatarisht në një javë? Si shumë gjëra të tjera, kur vjen puna te gjëra kaq intime varion nga marrëdhënia që ju keni me partnerin/en tuaj.
Sipas studimeve një mesatare e amerikanëve kryenin marrëdhënie seksuale 2 herë në javë. Por, gjithsesi këtu ndikojnë faktorë të ndryshëm, si statusi i lidhjes, mosha, jetoni apo jo me ta.
Më shumë marrëdhënie seksuale nuk do të thotë domosdoshmërisht një marrëdhënie më e shëndetshme. Një studim zbuloi se çiftet që bëjnë seks një herë në javë ishin më të lumturit dhe se të bësh seks më shpesh sesa kjo nuk përmirëson kënaqësinë e marrëdhënies.
Mbi të gjitha, nuk është vetëm akti fizik që ju bën të ndiheni mirë. Një studim tjetër zbuloi se puthjet, përqafimet, ndihmojnë në induktimin e të njëjtave ndjenja gëzimi që marrim nga seksi. Me fjalë të tjera, afërsia mund të arrihet përmes shumë afrimiteteve të ndryshme fizike dhe emocionale.
Përfundimi është se nuk ka asnjë përgjigje se sa shpesh duhet të kryeni marrëdhënie seksuale, por nëse po vini re se jeta juaj seksuale është në rënie, është koha të mendoni se si mund të jeni më aktivë për të qëndruar të lidhur me partnerin tuaj.
Linku: https://www.cosmopolitan.com/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/f4OmS_SluJc