Bora dhe Jonida dikurë ishin kunatat më të komentuara në mediat rozë. Pas ndarjes nga vëllezrit Veshaj të gjithë kishin kuriozitetin për të ditur më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
Së fundmi Bora ka ndarë linjën e saj të re të bikinive. Ajo ka marrë urime të shumta për këtë nismë dhe në mes tyre ka spikatur urimi i Jonida Maliqit.
Ajo krahas shkruan: Urime dhe suksese.
Bora ka replikuar me një koment mjaft dashamirës ku nuk kanë munguar zemrat dhe puthjet.
Ky postim zbuloi se ndarja me binjakët nuk ka ndikuar aspak në raportin e tyre. Vajzat vijojnë të jenë mjaft të afërta me njëra-tjetrën.
Linku: https://www.instagram.com/p/CSAOoynDk9C/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/borazemani/