Valdrin Sahiti është një nga stilistët më me emër në vendin tonë dhe jo vetëm.
Stilisti është kthyer në një nga më të njohurit për veshjet e personazheve të estradës tonë dhe të huaj.
Ai ka stiluar veshje për emra të njohur si: Beyonce, për ceremoninë e “Grammy”.
Po ashtu, në muajin prill ai veshi Bella Throne në një ndër ditët e saj më të lumtura, siç ishte fejesa. Paris Hilton, Cardi B, Little Mix, Bebe Rexha, e shumë të tjerë i kanë besuar veshjen e tyre Valdrinit ndër vite.
Modelja me famë botërore Winnie Harlow ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të dhe veshjen e saj ia ka besuar Valdrinit.
Linku: https://www.instagram.com/stories/valdrinsahitiofficial/2633435845403125592/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/valdrinsahitiii/