ShowBiz

Një tjetër ndarje nga çiftet e Për’Puthen, ish-konkurrentja zbulon detajet

Gilberta dhe Iliri vendosën të dilnin çift nga emisioni i Përputhen +40.

Dashuria jashtë famës dhe kmerave duket se për shumicën prej tyre është bërë e vështirë saqë në javët e para vendosin të ndahen.

Një gjë e tillë së fundmi ka ndodhur dhe mes tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Gilberta zbuloi se nuk është më me Ilirin

‘Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë, po shijoj verën. E vërtetë. E hapur, e kthjellët. Jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit. Njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron’, shkruan Gilberta në deklaratën e saj.

Linku: https://www.instagram.com/perputhen_tch/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/gilberta.simoni_/