ShowBiz

Zonjusha e zemrës i feston ditëlindjen, Erion Isai e uron kaq ëmbël

Në familjen e Erion Isait ka vend për festë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai e ka uruar të bijën me fjalët më të bukura që mund të burojnë nga zemra e një prindi.

‘Hej, po ju flas për një zonjushë. Që ka vetëm 5 vjet, e ka ndryshuar tek unë gjithçka, sa një jetë. Është kuptimi i mëngjesit – ëmbëlgjumi i natës! Kuptimi i bekimit ndër përplasjen e dhëmbëve të vegjël që tingullojnë: Babi të kam jetë! I vetmi shqetësim, që për të është ekzaltim, po rritet! Vërtet! U rrit! Zonjusha 5 vjeç. Gëzuar Ajër!  Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt’, shkruan Erioni.

Pavarësisht angazhimeve Erioni së bashku me partneren janë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre ku shpesh na mbajnë të informuar dhe ne si ndjekës me të rejat më të fundit nga jeta e tyre. Me siguri nuk do të mungojë dhe një super atmosferë festive për të voglën e tyre.

Linku: https://www.instagram.com/p/CSlgoElA-HJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSWRCn7AL2v/