ShowBiz

Një projekt për të mos u humbur, këngëtari Fran Lucaj spikat në zhanerin popullor

Fran Lucaj është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore në vendin tonë.

Gjatë rrugëtimit të gjatë dhe të suksesshëm nuk kanë munguar as këngët patriotike.

Me artin e tij këngëtari ka promovuar shpesh sakrificat që i janë dashur vendit për të arritur këtu ku është sot.

Frani pak orë më parë ka lançuar një tjetër projekt mjaft të dashur për të gjithë dëgjuesit e apasionuar pas zhanerit të tij.

Projekti titullohet ‘Malësor jam’ dhe pse ka shumë pak orë që është publikuar është përqafuar mjaft mirë nga audienca.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=zKWVWAGHV-Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/franlucaj/