Sinan Hoxha ka vendosur që ta djegë fare këtë verë me projektet e tij. Pas një sërë këngësh të lançuara, pak më parë ai ka sjellë dy projekte të veçanta për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Projektet titullohen ‘E omla dashni’ dhe ‘Po lun vallen mo e mira’, projektet janë lançuar në të njejtën kohë dhe padiskutim janë pritur me shumë kureshtje nga të gjithë.
Këngëtari nuk ndalet se surprizuari dhe të mërkurën pritet të sjellë dhe 3 projekte të tjera.
Këtë verë Sinani e ka mbërthyer audiencën nën ritmin e muzikës së tij dhe me sa duket ky muhabet do të vazhdojë dhe për shumë kohë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Lj7qQKfJ1X8
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=ex8rwBkx8FA