Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij prej kohësh prisnin që familja e tyre të zgjerohej dhe më në fund momenti erdhi.
Edita ka ndarë një foto nga spitali ku pritet të sjellë në jetë vajzën e dytë.
Lindjen ka vendosur ta bëjë në SHBA, kujtojmë se një zgjedhje të tillë ata e kanë bërë dhe në lindjen e vajzës së parë Bellas.
Për sa i përket aspektit profesional Valdrini është kthyer në një nga emrat më të lakuar të dizajnit Brenda dhe jashtë vendit.
Emri i tij fshihet pas veshjeve të personazheve më në zë në estradën tonë dhe jo vetëm dhe e gjithë familja ndihen krenarë për të.
Linku: https://www.instagram.com/editaramadani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/valdrinsahitiofficial/