ShowBiz

Pak nga jeta e saj e re, Ilva Tare zbulon të rejat e fundit nga Washingtoni

Ilva Tare prej muajsh është larguar nga vendi për të filluar një rrugëtim të ri jete në Washington.

Gazetarja së fundmi ka ndarë me ndjekësit pak copëza nga jeta e saj e re që ka filluar së bashku me familjen.

E pyetur nga ndjekësit sesi ndihet këtë periudhë, Ilva u përgjigj: “E bekuar”, duke postuar foto krah fëmijëve.

Washingtoni jo më kot është planifikuar nga familja e tyre si destinacion dhe kjo zgjedhje duket se e ka bërë mjaft të lumtur familjen e tyre.

Ajo shprehet se vendi i duket i mrekullueshëm ku nuk ka ngurruar të ndajë dhe pak pamje nga magjia e vendit.

Për sa i përket rikthimit në ekran Ilva duket se akoma nuk ka një përgjigjie për ndjekësit.

Linku:https://www.instagram.com/stories/ilva_tare/2647491277967074557

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ilva_tare/