Madhësia e organit gjenital.
Sipas një hulumtimi të botuar në sex roles, meraku më i madh i meshkujve (pavarësisht moshës së tyre), është madhësia e penisit. Sa më shumë mburren për të, aq më të pakënaqur janë!
Frika e dështimit.
Një në tre meshkuj vuan nga frika e impotencës. Sipas shkencëtarëve që merren me studimet e sëmundjeve urologjike, çdo mashkull do të përballet qoftë dhe vetëm një herë me këtë problem, një lloj ankthi që do ta përndjekë dhe më vonë.
Frika e rezistencës.
Hulumtimet kanë treguar se një në pesë meshkuj mbi 40 vjeç, humbë rezistencën e tij në kontaktet intime. Situata të tilla zakonisht pasohen nga tradhtitë e mëvonshme.
Partnerja me më shumë përvojë në shtrat.
Sipas një studimi të botuar në Journal of Sexual Medicine, sa më shumë përvojë ka një femër në seks, aq më e vështirë është për mashkullin ta pranojë qetësisht. Natyra e mashkullit është dominante dhe kjo gjendje e vë në siklet.
Krahasimi me ish-ët.
Një tjetër temë tabu që meshkujve u shkakton dhembje koke është krahasimi fatal që shpesh bëhet me ish-ët. Një në tre meshkuj nuk nguron të pyesë partneren pas seksit nëse ai është më i mirë se ish-i i saj. Një pyetje e tillë dëshmon papjekuri, mungesë vetëbesimi.
Linku:https://www.mirror.co.uk/lifestyle/sex-relationships/
Burimi i fotos:https://unsplash.com/photos/Fo4tttrlBrE