Artisti i njohur Sherif Merdani është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, duke lënë një boshllëk të madh në familje miq dhe në artin shqiptar.
Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndëe cila i mori jetën.
Pjesëmarrës në dhjetra festivale, Merdani i fali muzikës së lehtë shqiptare disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor” etj.
Karriera e Sherif Merdanit nisi në vitet ‘70, por vrulli u pre në mes nga diktatura komuniste. Pjesëmarrja e tij në Festivalin e 11-të, ashtu si për artistë të tjerë rezultoi e pakompromis!
Pas rënies së regjimit komunist, Sherif Merdani punoi edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.
Linku: https://www.facebook.com/search/top/?q=Sherif%20Merdani
Burimi i foto: https://www.facebook.com/