Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja, ja si do të ndryshojë gjendja në shtator

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta.

Ndaj, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp. Është vendosur ndryshimi i orës policore, që nga 1 shtatori, nuk do të nisë më në 24:00, por në 23:00, deri në orën 06:00.
“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta.

“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim ndaj COVID19, duke e konisderuar si armë mbrojtëse për çdo qytetar për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

Linku: https://www.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.shendetesia.gov.al/