ShowBiz

‘Distanca dhe ndarja dhemb’, Stresi jep mesazhin e veçantë për të gjithë ndjekësit

Stresi është një nga reperat më të spikatur në estradën tonë. Kur vjen puna tek familja të gjithë e kemi pikë të dobët. Stresi së fundmi me një shkrim mbi gjyshërit e tij ka vendosur të jape një mesazh të madh për të gjithë ata që janë humbur në ritmin e rutinës së përditshme dhe nuk gjejnë kohë për të dashurit e tyre.

‘Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plake në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë më. Oh sa dhemb.

Unë i shoh ata gjithnjë e më rrallë dhe çdo herë situata është e njëjtë. Pesha e viteve po i rendon. Tiparet e tyre po humbasin rininë. Hapat dhe lëvizjet e tyre ngadalësohen.

I shoh dhe nuk jam në gjendje të bëj asgjë. Thjesht dëshmi pasive për moshën që i konsumon duke u lutur çdo ditë që Zoti do t’i lërë me mua për shumë vite në vazhdim. E di, një ditë do të na duhet të përballemi me faktet dhe të pranojmë fatin që është i destinuar për të gjithë ne. Por jo tani. Akoma jo. Kam nevojë për ta. I dua shumë. Gjyshërit e mi. Balsami i shpirtit tim. Ju lutem mos i harroni gjyshërit e gjyshet,’ ka shkruar reperi krahas fotos.

https://www.instagram.com/p/CTKxjHOgr4z/

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CTKxjHOgr4z/

Buri mi fotos: https://www.instagram.com/stresi/