Armina Mevlani prej 9-të vitesh shijon romancën e dashurisë me Shkëlzen Berishën.
Të gjithë ndjekësit janë bërë kurioz për të ditur më shumë mbi planet e tyre të dasmës.
‘Po dasmë kur do kemi?’, e ka pyetur një ndjekëse Arminën në Instagram.
‘Kemi pritur deri tani dhe e kemi marrë me qetësi sepse në një moment pandemie nuk ka qenë koha e duhur për ta shijuar siç duhet. Nuk kemi urgjencë sepse në fund të fundit është festë. Dhe ne kemi plot gati 9 vite bashkë’, është përgjigjur blogerja.
Me siguri në momentin që pandemia do të zhduket dyshja do të organizojnë një super ceremoni për të finalizuar dashurinë e tyre shumëvjeçare.
Linku: https://www.instagram.com/stories/armina_mevlani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CTCpjbhofle/