Lifestyle

Mitet që i pengojnë të gjitha çiftet për të pasur një seks fantastik

Videot porno nuk kanë lidhje me seksin real.

Pornoja është fantazi. Pornoja është krijuar për argëtimin dhe kënaqësinë tuaj, por nuk do të thotë se ju doni të bëhet realitet domosdoshmërisht gjithçka që shihni aty. Shijoni kohën tuaj vetëm dhe eksploroni fantazitë tuaja.

Seksi është i mirë vetëm nëse përfundon në një orgazmë.

Një orgazmë është vetëm një bonus, jo qëllimi. Shumë njerëz ndihen nën presion për të përjetuar një orgazmë për t’i treguar partnerit se po shijojnë përvojën. Ky presion rrit ankthin, largon fokusin nga ndjenjat dhe shkakton mendime negative.

Të gjitha orgazmat ndjehen njësoj dhe duhet të jenë një përvojë shpërthyese.

Ka shumë lloje të ndryshme të orgazmave. Vetëm për të përmendur disa: klitoriale, vaginale, anale, erogjene, të kombinuara … lista vazhdon. Çdo orgazmë ndihet pak më ndryshe.

Një grua ndizet nëse lubrifikohet natyrshëm.

Një grua mund të ndizet plotësisht, por të mos jetë e lagur. Ka shumë arsye pse gratë nuk lagen gjatë momenteve seksi. Kjo mund të jetë për shkak të arsyeve mjekësore, kohës së ciklit të saj, zvogëlimit të estrogjenit etj. Nëse ju ka ndodhur kjo, është e zakonshme.

Sa më i madh penisi, aq më i mirë është seksi.

Nuk ka të bëjë me madhësinë e penisit; ka të bëjë me mënyrën se si e përdor atë. Ekziston një prirje shoqërore që “më e madhe është më mirë”, por nuk është domosdoshmërisht kështu.

Linku: https://www.bustle.com/sex-and-relationships

Burimi i fotos: https://unsplash.com/