Doktori i njohur i Kombëtares shqiptare Ylli Mihali është ndarë nga jeta moshën 55-vjeçare.
Shkak për humbjen e tij u bë beteja me Covid-19, pas dy javësh në intubim mjeku nuk arriti të fitonte betejën e rëndë me Covidin.
Lajmin e trishtë e ndau Armando Duka në rrjete sociale ku shkruan:
Të dashur miq,
Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.
Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.
Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.
Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!
Linku: https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare