Rita Ora shkëlqeu në mbremjen e ‘Met Gala’. Ajo u shoqërua nga partneri i saj Taika Waititi.
Ndjekësit janë të fokusuar në detaje dhe në rastin e këngëtares shqiptare me famë botërore nuk iu ka shpëtuar asgjë.
Unaza madhështore që ajo mbante në gishtin e fejesës po i bën të gjithë të mendojnë se lidhja e tyre është në një stad tjetër.
Kujtojmë se prej kohësh dyshja bëjnë zhurmë në mediat rozë me romancën e tyre. Nga ana e palëve ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi këto thashetheme.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ritaora/2662292971364474570/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ritaora/