ShowBiz

Ditëlindje në kohë të vështira, çfarë i ndodhi partneres së Olsi Bylykut

Partneren e Olsi Bylykut, Egli Tako ditëlindja e saj e 24 e ka gjetur në një moment të vështirë.

Ajo prej ditësh është e infektuar me Covid-19 dhe asgjë nuk e motivon derisa kjo situatë të mbarojë.

Megjithatë Olsi nuk ka nguruar ti bëjë një surprizë komike për të festuar.

‘Për të qenë e sinqertë, nuk jam shumë entuziaste për ditëlindjen.

Pasi vuajta me ankthin dhe depresionin, tani rezultova pozitive me Covid-19. Thonj të parregulluar, flokët, qerpikët, vetullat, trajtimet për t’u ndjerë si vajza e ditëlindjes si çdo vit tjetër.  Siç e meritoja vërtet!

Ndihem keq, pa fuqi dhe e pa motivuar. Vesh gjatë gjithë ditës rrobat e të dashurit tim, madje edhe të brendshmet e tij haha!

Dita e 7-të me Covid. Dhurata më e mirë për këtë ditëlindje është që ta kaloj këtë situatë lehtë dhe pa komplikime. Shëndeti mbi të gjitha!’- shkruan Egli në postimet e saj.

Linku: https://www.instagram.com/stories/eglitakoooo/2661824481741291245/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eglitakoooo/?hl=en