ShowBiz

Pas lindjes së të birit, Emina Çunmulaj zbulon situatën e vështirë

Emina Çunmulaj pak ditë më parë u bë nënë për herë të tretë. Modelja ndau me ndjekësit momentin e veçantë me të birin ku krahas postimit shkruajti:

‘Djali im është këtu. Shá Yosef Nazarian. Zemra ime është e mbushur. Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë.’

Emina së fundmi vendosi të fliste për vështirësitë që kaloi për të sjellë në jetë të birin dhe padiskutim këto janë peripetsi që i kalon çdo femër dhe sipas saj duhet të flitet më shumë për ta.

‘Duhet të flasim më shumë për dhimbjet/ krizat pas lindjes së një fëmije. Si e harrova se si janë! Sepse më duket sikur po përjetoj sërish të gjitha dhimbjet e lindjes. Jeta e një nëne’, ka shkruar ajo.

Linku: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/2664088169243626552/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/