Anthony Johnson, aktori dhe komediani i njohur është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare.
Anthony Johnson i njohur për interpretimin e tij si Ezal në “E Premte”, ka vdekur, tha përfaqësuesi i tij LyNea Bell për CNN.
“Bota e Komedisë është tronditur përsëri. Familja jonë është zemërthyer për humbjen e legjendës ikonike të skenës dhe ekranit, -tha Bell në një deklaratë. “Ai ka lënë me ne kujtime të mahnitshme për të qeshurën e tij, aftësitë dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha personalitetin e tij të madh dhe zemrën e artë.”
Linku: https://edition.cnn.com/2021/09/20/entertainment/anthony-johnson-died/index.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/